Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Tirana, ‘sheshbeteja’ e mandatit socialist/ Olta Xhaçka në avantazh me 23 vota ndaj Gjylametit

schedule11:51 - 18 Maj, 2025

schedule 11:51 - 18 Maj, 2025

Numërimi për votat e Diasporës vijon ende në Parkun Olimpik, ku deri më tani  janë numëruar 192 mijë vota dhe kanë mbetur ende 3000 vota për të mbyllur zyrtarisht procesin.

Sheshbeteja e vërtetë e votave është në Tiranë ku nga Partia Socialiste gara për mandatin e 18 është mes Olta Xhaçkës dhe Blerina Gjylametit. Xhaçka është në avantazh vetëm me 23 vota krahasimisht me rivalen e saj politike Blerina Gjylametin.

Ndërkohë, po në kahun opozitar mandati i 19-të ‘luhet’ mes Ornaldo Rakipit dhe Xhemal Qefaliajt i cili renditet më pas. Ndërkohë në kahun opozitar, Jorida Tabaku po ruan mandatin e 13-të me një diferencë votash prej 3 mijë votash me doktor Ilir Alimehmeti.

Në qytetin e Korçës, socialistët synojnë një mandat, mandatin e tyre të shtatë ku ndahet me 427 vota, ndërkohë që kanë mbetur ende edhe 2 mijë zarfe në këtë qytet për verdiktin final. Qarku i vetëm ku ka përfunduar numërimi zyrtarisht është qarku i Kukësit, ku nga demokratët e listës së hapur Isuf Çela ka marrë mandatin e deputetit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!