Tirana, sherri me Memën dhe sekreti i Egbo: Rrëfehet “gjiganti” Michael Ngoo

schedule09:38 - 11 Mars, 2021

schedule 09:38 - 11 Mars, 2021

Michael Ngoo luajti me Tiranën gjatë periudhës shtator 2017-gusht 2020. Me bardheblutë fitoi titullin kampion sezonin e kaluar. Sulmuesi anglez u largua nga ekipi kryeqytetas në verë, teksa prej muajit janar është pjesë e skuadrës qipriote të EN Paralimniou.

28-vjeçari ka dhënë një rrëfim interesant për Planet Football, aty ku ndalet te trajnerët Ardian Mema dhe Emmanuel Egbo. Ky i fundit ia doli të udhëheqë Tiranën drejt titullit kampion, duke u bërë trajneri i parë afrikan që shpallet kampion në futbollin evropian.

Nuk pendohem që shkova te Tirana. Trupi im nuk ishte në formën e duhur për të luajtur në League One ose League Two, kështu që mendova se do të shkoja në Shqipëri. Futbolli atje është më teknik dhe jo aq fizik.

Tirana është një qytet i vogël dhe i bukur për të jetuar. Atje bëra shumë miq. Mema? Ai ishte trajner i ri. Tha diçka për mua që nuk do të ishte toleruar në Angli. Edhe unë fola më shumë seç duhej. Mund të largohesha, por luajtëm futboll të mirë nën drejtimin e tij, më vonë u bëmë miq.

Egbo? Ai bëri frymë grupi. Atmosfera në dhomat e zhveshjes ishte shumë e mirë dhe ne e ndienim se nuk kishte asnjë mënyrë për të na mundur kush“, deklaron “gjiganti” anglez. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!