Tirana rikthehet në “Air Albania”, informon për biletat dhe tifozët

schedule20:24 - 30 Janar, 2020

schedule 20:24 - 30 Janar, 2020

Stadiumi i ri kombëtar i solli fat Tiranës dhe theu tersin e shumë viteve pa fitore në derbi. Bardheblutë kanë vendosur të rikthehen sërish në “Air Albania Stadium” dhe të dielën presin Teutën.

Sfida nis në orën 17:00 dhe klubi bardheblu ka publikuar çmimet e biletave, vendin e shitjeve të tyre dhe pozicionimin e tifozëve. Të premten në mëngjes (ora 9:00) nis shitja e biletave dhe dy janë pikat: pranë biletarisë “Selman Stërmasi” dhe në dyqanin e FSHF-së tek rruga e Elbasanit.

Tifozeria vendase do të vendoset në tribunat qëndore (W), atë karshi (E) dhe tribunën mbas portës nga ana e qytetit (N), ndërsa durrsakët do të pozicionohen në tribunën nga liqeni (V). Çmimet variojnë nga 500-3000 lekë. Tirana lajmëron se tifozët e pajisur me abone vjetore do të kontaktohen nga klubi për pajisjen me biletë në sektorin ku janë abonuar. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!