“Tirana pret Arlind Ajetin, ju tregoj super ofertën për Mërgim Mavrajn”

schedule11:18 - 13 Janar, 2020

schedule 11:18 - 13 Janar, 2020

Tirana është e vendosur të afrojë një qendërmbrojtës cilësor. Në kampin bardheblu mendojnë se vetëm aty ka nevojë për një ndërhyrje dhe po punohet për t’i vënë në dispozicion trajnerit Emanuel Egbo një grup të kompletuar.

Arlind Ajeti është objektiv i bardhebluve dhe kjo është bërë e ditur prej kohësh. Së fundmi, gazetari sportiv. Gjergji Stefa, në emisionin “Zona Gol” në Supersport është shprehur:  “Tirana i ka bërë një ofertë Arlind Ajetit dhe tani pritet të shihet përgjigja e tij”.

Stefa tregon më pas se Tirana edhe më parë ka tentuar goditja të kësaj natyre, duke zbuluar se i është bërë një ofertë edhe Mërgim Mavrajt para se të vendoste të rikthehej në Gjermani.

“Në fakt kjo nuk është hera e parë që tentohet një afrim i tillë. Mërgim Mavrajt i është bërë gjithashtu edhe një ofertë me shifër stratosferike.  I janë ofruar 150 mijë euro në vit përpara se të shkonte në Gjermani”, ka treguar Stefa gjatë emisionit. /abcnews.al