Tirana “peshkon” te rivalët e përjetshëm për zëvendësuesin e Totre

schedule17:15 - 6 Gusht, 2022

schedule 17:15 - 6 Gusht, 2022

Tirana vazhdon punën për përforcimin e skuadrës, me drejtuesit bardheblu që kërkojnë edhe zëvendësuesin e Enur Totre.

Kampionët kanë “peshkuar” te rivalët e përjetshëm, teksa kanë piketuar Sherif Kallakun. 24-vjeçari në sezonin e fundit me Partizanin nuk arriti të shkëlqente për shkak të minutave të munguar, por drejtuesit e Tiranës kanë besim te 24-vjeçari.

Drejtori sportiv Tefik Osmani e njeh mirë pasi kanë luajtur bashkë pikërisht te Teuta. Aktualisht ai është në pronësi të Lokomotivës së Zagrebit, por nuk është pjesë e planeve të kroatëve për sezonin e ri. Kësisoj do të rikthehet sërish në kampionatin shqiptar, këtë radhë me fanelën bardheblu. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!