Tirana nuk do të ndalet në merkato vetëm me Albano Aleksin dhe Florent Hasanin. Në kampin bardheblu duan të përforcojnë edhe mbrojtjen.
Panorama-Sport shkruan se kampionët e vendit janë futur në bisedime për transferimin e Arlind Ajetit.
Mbrojtësi që ka qenë me Shqipërinë në Euro 2016 është pjesë e Padova në Serie C në Itali dhe për të disatën herë merr ofertë nga një klub shqiptar.
Me largimin e kapitenit Hoxhallari te Tirana kërkojnë një afrim me peshë në prapavijë dhe Ajeti do të ishte një goditje për ta. / abcnews.al