Në Tiranë intensiteti erës i ka rënë ndërsa gjurmët e dëmeve që ajo shkaktoi vijojnë të jenë të pranishme.
Në anë të rrugës “Xhanfize Keko” qëndojnë ende pemët e rrëzuara pasditen e të dielës.
Ndërkohë në sheshin “Skenderbej” pas largimit të pemës festive po ç’montohen dhe shtëpizat prej druri.
Tek Gjykata e Lartë askush nuk është kujdesur për të pastruar, ndërsa ndryshon situata para Kryeministrisë. Ndërkohë Piramida vijon të rrethohet nga një gardh i rrëzuar. Te rruga “Medar Shtylla” banorët e këtij pallati që era e fortë i dëmtoi fasadën, janë kujdesur vetë për të pastruar.
Kujtojmë që të dielën shpejtësia mesatare e erës në vend sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak arriti në 5 deri në 10 metër në second ndersa në Tiranë intensiteti i saj u regjistrua 18 metër per second.
Stuhi ere meteorologët parashikojnë deri të mërkurën. Ndërsa termometri në orët e mëngjesit në pjesën më të madhe të vendit do të shënojë vlera negative. Ndëkoh pikun shrbimi meteorologjik ushtarak e parshikon të martën dhe të mërkuren kur temperatuart pritet të arrijnë nga -10 gradë celcius në zonat malore deri ne -1 grade celcius ne zonat bregdetare. Vranësirat parashikohet të jenë kalimtare ndërsa dielli parashikohet të na shoqëroje të gjithë javën./abcnews.al

