Tifo-grupi më i madh i Tiranës, “Tirona Fanatics”, kanë reaguar menjëherë pas humbjes 2-1 kundër Bylisit, një humbje shumë e dyshimtë dhe që ka marrë vëmendje të madhe në mediat sportive. “Tirana nuk është mall për pazar”, ky ishte mesazhi i Fanatics, të cilët i janë vënë sërish kundër presidentit Halili.
“TF nuk mbështet në asnjë moment teatrin e shëmtuar apo pazaret personale te ish-presidentit&Co. Asnjë gjë e dyshimtë apo asnjë fitore falso nuk mund të na kënaqi ne…
Ne mbështesim pa kushte ngjyrat bardheblu dhe dënojmë çdo akt të turpshëm e të dyshimtë të ish-presidentit amator&Co. TIRONA NUK ESHTE MALL PER PAZAR!”, shkruhej në postimin e Tirona Fanatics/abcnews.al