Tirana një ditë pas ndërrimit të viteve

schedule16:36 - 1 Janar, 2019

schedule 16:36 - 1 Janar, 2019

Po heqin ç’ka ka mbetur nga viti 2018. Përveç këtyre punonjësve të ndërmarrjes së pastrimit në Tiranë, shumica tjetër e shqiptarëve ka vendosur të pushojë në ditën e parë të Janarit 2019.

Bizneset i kanë ulur qepenat, përveç disa lokaleve që përfitojnë nga dëshira e një kafeje të pjesës tjetër të kryeqytetasve. Ata që nuk e prishin rutinën e tyre pavarësisht ndërrimit të numrave në kalendarin vjetor janë pensionistët.

Mesdita ka rikthyer zhurmën në qendër të Tiranës. Moti me diell duket se është dhe shkaku kryesor që pjesa më e madhe e banorëve të dalin kryesisht në sheshin “Skënderbej”. Ndryshe nga vitet e tjerë që zgjimi i kryeqytetasve ka qenë i vonë, këtë 1 Janar rrugët kanë qenë më të zhurmshme nga këmbësorët dhe automjetet./abcnews.al