Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

Tirana ndryshon trajnerin/ Vetëm dy ndeshje, Vangjel Mile largohet nga pankina

schedule19:32 - 7 Shtator, 2025

schedule 19:32 - 7 Shtator, 2025

Ka zgjatur vetëm dy ndeshje në sezonin e ri të Kategorisë Superiore, aventura e Vangjel Miles në pankinën e Tiranës.

Tekniku është larguar nga detyra, pas një marrëveshjeje me klubin bardheblu të kryeqytetit.

Me anë të një njoftimi për mediat, Tirana zyrtarizoi vendimin, duke e cilësuar atë si “stradegjik”.



Vangjel Mile mori drejtimin e skuadrës bardheblu në mesin e muajit korrik, ndërsa e drejtoi atë në dy ndeshjet e para të sezonit e ri, ku mori vetëm një pikë pas barazimit 0-0 me Bylis dhe humbjes 3-1 kundër Vorës.

Pas largimit të Miles, te Tirana pritet të zyrtarizojnë si trajnerin e ri italianin Roberto Bordin.

Ai është një njohje e vjetër e futbollit shqiptar, pasi në sezonin e kaluar drejtoi Elbasanin./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!