Mbahet edicioni i parë i “Tirana Mediterranean Film Festival”.
Drejtoi i Tirana Mediterranean Film Festival, Ledjon Zoi, në një intervistë në “ABC e Mëngjesit”, në ABC News tregoi se kjo ide për të zhvilluar këtë ngjarje, ka lindur disa kohë më parë.
Ai gjithashtu u shpreh se në këtë event bëjnë pjesë filmat me metrazh të shkurtër nga vendet e rajonit mesdhetar.
“Ideja ka lindur kohë më parë. Dhe tashmë fituam një mundësi për të bërë këtë festival. Vendosen disa kushte, lidhur edhe me tematikat që duhen trajtuar…Kemi pasur 3033 aplikime…”, u shpreh ai.
Janë përzgjedhur 70 filma që do të shtrihen në katër ditë. Shqipëria është me dy filma të Kosovës dhe dy filma të Tiranës. Ndërsa shfaqjet do të jenë në “Agimi i Artë center”, nga data 1 në 4 maj.
Gjithashtu do të ketë edhe workshope, masterclasse, ku do të marrin pjesë edhe skenaristë dhe producentë të njohur nga rajoni. Në këtë event do të jetë i ftuar special edhe Arben Bajraktari.
/abcnews.al/