Tirana më e “pabindura”, policia shoqëron mbi 600 persona që shkelën urdhrin e ndalimit të qarkullimit

schedule08:19 - 14 Mars, 2020

schedule 08:19 - 14 Mars, 2020

Sot është 14 marsi, Dita e Verës, ndërkohë që Tirana dhe disa qytetet të tjera të vendit janë të karantinuara.

Pas ndalimit të qarkullimit qytetarëve u është kërkuar të qendojnë në shtëpi duke evituar sa më shumë lëvizjen për shkak të rrezikut nga koronavirusi. Mirëpo, që pas këtij vendimi për të lëvizur me automjete vetëm me leje të veçantë, vijon të ketë “të pabindur”.

Në një lidhje direkte gazetarja Xhensila Kodra raporton se nga mëngjesi i djeshëm deri ditën e sotme janë shoqëruar 650 persona. Numrin më të madh të të pabindurve e ka kryeqyteti, me 190 persona.

Ndërkohë sot pritet që të nxirret një akt normativ se çfarë do të parashikohet për të gjithë këta persona. Bëhet me dije se  shumë personave me autorizim për të lëvizur u janë gjetur më shumë se një person. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!