Asnjë surprizë te Tirana dhe Kukësi. Shpëtim Duro dhe Julian Ahmtaj u kanë besuar atyre lojtarëve që janë parë edhe në seancat stërvitore të provohen si titullarë. Te Kukësi ka vetëm një ndryshim nga takimi i fundit, me Gavazajn që zë vendin e Ethemit.
Te Tirana ka disa ndryshime. Torassa, Karabeci dhe Kale nuk luajnë nga fillimi, ndërkohë që rikthehen titullarë Batha e Çelhaka, sikurse edhe Doka që është pozicionuar në krahun e majtë të mbrojtjes. Në mungesë të Osmanit, Ahmataj ka zgjedhur Muçën titullar. /abcnews.al