Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Tirana kthen Shkëmbin/ Ish-trajneri bardheblu do të ulet sërish në stol

schedule13:00 - 20 Janar, 2025

schedule 13:00 - 20 Janar, 2025

Bledi Shkëmbi do të kthehet sërish tek Tirana. Ish-kapiteni I Skënderbeut do të jetë përsëri trajner i skuadrës më të shquar të futbollit shqiptar.

Ai do të zerë vendin e Gugash Maganit, që dha dorëheqjen pas humbjes 4-0 ndaj Egnatias në “Arenën Kombëtare”.

Detyra e Shkëmbit do të jetë tepër e vështirë pasi ekipi kryeqytetas është në vendin e parafundit në renditje, pra në zonën e rrezikshme që të zbret nga kategoria.

Ai rikthehet pas vetëm pak muajve, sepse e drejtoi Tiranën në fillim të këtij sezoni derisa u shkarkua nga presidenti Halili në fund të nëntorit.

Shkëmbi shkëlqeu si futbollist sidomos me Skënderbeun, ndërsa si trajner ka drejtuar disa ekipe si Teutën, Dinamon dhe në Kosovë me Ballkanin e Lirinë e Prizrenit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!