“Air Albania” do të presë Tiranën dhe Skënderbeun, në sfidën e ekstremeve, teksa bardheblutë kërkojnë arratinë, ndërsa ujqërit e dëborës tentojnë 3 pikët e mbijetesës.
Djemtë e Orges Shehit vijnë si skuadra kryesuese me 40 pikë, ndërsa korçarët e Migen Memellit kanë arritur të grumbullojnë vetëm 16 pikë, ku fitoja e Kastriotit i ka vënë nënpresion.
Ky duel do të nisë në orën 16:45, me trajnerët që kanë zgjedhur edhe lojtarët me të cilët skuadrat do të zbresin në fushën e lojës.
Formacionet zyrtare:
Tirana: Bekaj, Toshevski, Najdovski, Ismajgeci, Behiratçe, Hoxhallari, Limaj, Totre, Xhixha, Seferi, De Silva. Trajner: Orges Shehi.
Skënderbeu: Rexhepi, Zguro, Shehi, Meksi, Sadriu, Dumfur, Vangjeli, Mara, Zhan Viktor, Berisha, Mensah. Trajner: Migen Memelli. /f.a/abcnews.al