Tirana-Kastrioti luajnë ndeshjen e sezonit në “Selman Stërmasi”

schedule12:50 - 17 Maj, 2019

schedule 12:50 - 17 Maj, 2019

Pas mbylljes së çështjes për titullin kampion, gara për mbijetesë vijon të jetë e hapur. Tirana dhe Kastrioti do të përballen në stadiumin “Selman Stermasi”, ku do të vendoset rreth qëndrimit në elitën e futbollit shqiptar.

Në vigjilje të javës së 34 të kategorisë superiore spikat finalja e mbijetesës Tirana-Kastrioti. Bardh e blutë vijnë në këtë duel pas humbjes në derbin ndaj Partizanit dhe atmosfera nuk është aspak pozitive tek të besuarit e e trajnerit Ardian Mema.

Kryeqytetasit pozicionohen në vendin e 8 në tabelë në kuotën e 40 pikëve, vetëm dy pikë më shumë se Kastrioti i vendit të 9.  Krutanët fituan javën e kaluar ndaj Flamurtarit duke dhënë sinjale të qarta se janë të gatshëm të luajnë si të barabartë me Tiranën edhe pse në transfertë.

Ky duel do të vendosë shumë sa i përket fateve tek të dyja skuadrat.

Kampionet absolute të sezonit aktual partizani udhëton në transfertën e Teutës. Të kuqtë do të luajnë sa për statistika pasi objektivi parësor i skuadrës u arrit.

Përballë kanë Teutën, një skuadër që e nisi sezonin pretendent për titull por tashmë ka si objektiv primar kualifikimin në kupat e Evropës. Durrsakët kanë dy pikë më tepër se Laçi i vendit të katër./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!