TIRANË- Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, tha se Shqipëria inkurajon forcimin, bashkëpunimin rajonal si dhe integrimin e rajonit në Bashkimin Evropian.
“Inkurajojmë përpjekjet për forcimin e stabilitetit dhe prosperitetit përmes bashkëpunimit rajonal dhe integrimit në BE”, tha ai.
Kreu i Shteti mbajti fjalën në përmbyllje të Samitit të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore, që u mbajt në Tiranë.
Ai u ndal te konflikti mes Iranit dhe Izraelit, ndërsa apeloi që tensionet të zgjidhen në rrugë diplomatike.
“Shqipëria shpreh shqetësim për tensionet në rritje mes izraelit dhe Iranit.
Ky konflikt ka pasoja serioze për Lindjen e Mesme dhe më gjerë.
Shqipëria riafirmon të drejtën e Izraelit për sigurinë dhe mbrojtën e qytetarëve të vet, po ashtu i bëjmë thirrje Iranit të anulojë programet bërthamore dhe balistike dhe të përmbushë detyrimet tij në përputhje me ligjin ndërkombëtar, përfshirë traktatin për mospërhapjen e armëve bërthamore.
Shqipëria i bënë thirrje të gjitha palëve për përmbajtje maksimale dhe përpjekje diplomatike për shtensionimin e situatës dhe për të gjetur një zgjidhje të qëndrueshme”, the Begaj.
Kreu i Shtetit shpalosi objektivin strategjik të Shqipërisë, që sipas tij, lidhet me integrimin në BE brenda vitit 2030.
“Qëllimi ynë strategjik është mbyllja e negociatave deri në 2027 dhe anëtarësimi në BE deri në 2030.
Ne po punojmë intensivisht për të arritur këtë synim madhor dhe kryesimi i SEECP ishte tjetër dëshmi e seriozitetit tonë në rrugëtimin tonë evropian”, pohoi kreu i shtetit”, tha ai.
Tashmë Tirana zyrtare ia kalon stafetën Bullgarisë për mbajtjen e Samitit të SEECP./abcnews.al