Tirana kërkon të transferojë dy nga lojtarët kryesorë të Prishtinës. Portieri Visar Bekaj është një nga objektivat e bardhebluve dhe në emisionin “Gol pas Goli” në Supersport u zbulua edhe oferta.
Sipas gazetarit Egi Duro, Tirana ofron 75 mijë euro për kartonin e Bekajt. Ai është edhe pjesë e përfaqësueses së Kosovës dhe prej vitesh ka spikatur si një nga më të mirët në Kosovë, madje verën e shkuar ishte pranë transferimit në Gjermani.
Objektivi tjetër i Tiranës është Armend Thaçi, kapiteni i Prishtinës. Ai shikohet si pasuesi i Albi Dokës dhe në fund të këtij sezoni del lojtar i lirë. Gjithsesi klubi kryeqytetas është stepur për momentin, për shkak të kërkesave financiare që mbrojtësi ka. /abcnews.al

