Tirana forcon sulmin, “Bardheblutë” firmosin me “bomberin” suedez

schedule15:17 - 2 Korrik, 2024

schedule 15:17 - 2 Korrik, 2024

Pas një sërë afrimesh në portë, mbrojtje dhe krahët e sulmit, “Bardheblutë” e Tiranës kanë siguruar shërbimet e një sulmuesi “pykë” për sezonin e ardhshëm, me 28-vjeçarin, suedes Admir Bajrovic, i cili do të udhëheqë sulmin e skuadrës së Bledi Shkëmbit për në edicionin 2024-2025, ku padyshim objektivi kryesor është rikthimi i rekordmenëve, në majë të futbollit shqiptar.

Bajrovic është një lotjarë me goxha eksperiencë, teksa në karrierën e tij ka luajtur me ekipe të ndryshme, në Suedi, Holandë, Rumani e Greqi, ku në edicionin e fundit ishte pjesë e skuadrës së Levadiakos, ku shënoi 2 gola në 9 ndeshje. si dhe ka qenë gjithashtu pjesë e moshave U17 dhe U18, të përfaqësueses së Suedisë.

Suedezi është bashkuar këtë të hënë, më “Bardheblutë” dhe do të provojë që të japë më të mirën e tij e të ndihmojë ekipin që në ndeshjet e Conference League, aty ku Tirana ashtu si vitin e shkuar do të përballet me një ekip gjeorgjian, si Torpedo Kutasi, me sfidën e parë që do të zhvillohet në Gjeorgji, më 11 qershor, ndërsa takimi i kthimit do të zhvillohet një javë më pas në Tiranë. /i.m /abcnews.al

Postimi i klubit të Tiranës:

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!