Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Tirana fitore me përmbysje ndaj Laçit, Kukësi nuk del më shumë se sa barazimi kundër Bylisit

schedule15:13 - 13 Janar, 2023

schedule 15:13 - 13 Janar, 2023

Viti 2023 ka nisur mbarë për ekipin e Tiranës, pasi kryeqytetasit kanë fituar me përmbysje në transfertë ndaj Laçit.

Ndeshja ashtu siç pritej, ka nisur me një ritëm të lartë, kur kurbinasit gjetën avantazhin që në minutën e dytë të lojës me Shkurtajn. Tirana nuk u dorëzua, pasi në fundin e pjesës së parë barazuan rezultatin me anë të Lulaj në minutën e 45-të.

Gjatë fragmentit të pjesës së dytë, kampionët në fuqi përmbysën rezultatin, konkretisht në minutën e 51-të me Hasanin. Me këtë fitore, Tirana vazhdon të qëndrojë në vendin e dytë të tabelës me 28 pikë, një më pak se Partizani.



Ndeshja tjetër ka qenë ajo mes Bylisit dhe Kukësit, ku rezultati përfundimtar ishte 0-0. Ndeshja kishte intensitet të lartë dhe ndërhyrje, ku kjo gjë u dallua që në pjesën e parë pasi u morën në total tre kartona të verdhë. Pjesa e dytë kishte edhe dy kartona të kuq. Qoshku i Bylisit mori kartonin e parë të kuq dhe më pas ishte Barbosa nga Kukësi i cili u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë./ h.ll/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!