Me muzikë, sport, art e panaire kanë mundësi ta kalojnë ketë të dielë qytetarët në Tiranë. Bashkia ka organizuar 50 aktivitet të ndryshme me rastin e Ditës se Verës të cilën e zhvendosi nga 14 Marsi më 17 Mars.
Tirana feston Ditën e Verës pas vendimit të bashkisë për t’i shtyrë festimet me arsyetimin e motit të keq. 50 aktivitetet për fëmijë dhe të rinj janë organizuar në të gjithë kryeqytetin. Ato kanë nisur nga ora nëntë e mëngjesit e do të vijojnë deri në orët e vona të mbrëmjes. Kryetari I bashkisë Erion Veliaj ndoqi nga afër disa prej tyre. Nga sheshi “Skënderbej” Veliaj dha ketë mesazh.
Skenë feste këtë të diel nuk ishte vetëm sheshi “Skënderbej”, por dhe bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, sheshi “Nënë Tereza”, parku i liqenit artificial dhe Pazari i Ri./abcnews.al