Tirana, event europian për turizmin/ Kumbaro: Në prill mblidhen 40 ministra turizmi në Shqipëri

schedule15:54 - 5 Mars, 2024

schedule 15:54 - 5 Mars, 2024

Shqipëria do të presë  në datat 7-9 prill mbledhjen e 70−të të Komisionit Europian të Organizatës Botërore të Turizmit  në të cilin do të marrin pjesë 40 ministra të turizmit nga e gjithë bota.

Duke folur nga panairi i turizmit, i cili po mbahet ne Berlin ministrja e turizmit Mirela Kumbaro theksoi  në Money Report se ky organizim do të jetë një tjetër nxitje për turizmin shqiptar

Kumbaro tha se synim për këtë vit mbetet zgjerimi vendeve nga priten turistë.

Në panairin e Berlinit Shqipëria u prezantua nën logon “Albania all senses” Për tre ditë radhazi Shqipëria do të ketë stendën e saj të përfaqësimit në Panairin e Berlinit, e shpallur edhe si vendi i nderit në ketë event të rëndësishëm ku do të paraqesë edhe ofertën turistike.

Pritshmëritë janë optimiste edhe për këtë vit pasi përgjatë  dy mujorit  të parë përmes aeroportit të Rinasit kanë hyrë mbi 1.2 milionë vizitorë./ abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!