Tirana embargo TikTok dhe Snapchat/ Semanaj: Duhet të mbyllen edhe Telegram e Roblox, ja çfarë fshehin

schedule15:41 - 21 Nëntor, 2024

schedule 15:41 - 21 Nëntor, 2024

Qeveria do të nisë një konsultim të gjerë publik për mbylljen e rrjeteve sociale të TIK Tok dhe Snapchat, pas vrasjes tragjike të 14-vjecarit Martin Cani nga bashkëmoshatari i tij.

Lidhur me këtë ka folur në “News Hour”, eksperti i IT-së, Besmir Semanaj, i cili ka mbështetur mbylljen e këtyre rrjeteve sociale. Ai ka theksuar se ky vendim duhet të merret pasi është shtuar agresiviteti dhe bullizmi në rrjetet sociale

“Unë them që nuk duhet të mbyllet TikTok sepse ndodhi vrasja e 14-vjeçarit. Por dhuna në këtë rrjet social është shtuar. Kemi pasur vetvrasje të vajzave dhe grave nga ky rrjet social, kemi pasur dhunë. Por pyetja është pse ky rrjet social duhet mbyllur dhe jo të tjerët?

Por nëse futemi në “live” e personazheve që përdorin gjuhën e urrejtjes, shumica që i ndjekin janë adoleshentë.

Vendimi i SHBA ka të bëjë më shumë me sigurinë kombëtare, kjo është një gjë plus për Shqipërinë. Në vendin tonë po merret ky vendim për shkak të bullizimit”.

Semanaj ka shtuar se duhet të merren masa dhe ndaj rrjeteve të tjera sociale si Telegrami dhe Roblox, pasi nxisin gjuhën e urrejtjes dhe adoleshentët mund të bëhen pjesë në grupe me shitje droge, armësh apo pedofilie.

“Telegrami ka dhjetëra grupe, ku kemi shitje droge, pornografi, shitje armësh, pedofili. Është denigrimi i personazheve, qofshin të njohur apo jo. nga ana tjetër kemi grupe, ku janë të dhënat tona personale.

Nga ana tjetër, kemi Roblox, një platformë lojërash. Amerika e mbylli sepse në këtë platformë niveli i bullizimit ishte shumë i lartë”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!