Vesel Limaj mbetet në Kategorinë Superiore, pasi ka nënshkruar me Tiranën për dy sezone. Oferta e bardhebluve ka qenë bindëse për mesfushorin që shkëlqeu me Kukësin dhe sot ka ardhur edhe zyrtarizimi.
“Vesel Limaj tek KF Tirana! Kampi bardh’ e blu njofton se ka arritur marrëveshjen me lojtarin Vesel Limaj. Klubi mirëpret mesfushorin i cili nënshkroi sot për dy sezonet e ardhshme.
24 vjeçari pritet t’i bashkohet skuadrës për të nisur stervitjen dhe përgatitjet për sezonin e ri”, njofton klubi i Tiranës, që e ribashkon mesfushorin me trajnerin Orges Shehi.
Limaj ka qenë pjesë e Kukësit për tre sezone, duke shënuar edhe 13 gola. Sezonin e fundit e gjeti rrugën e rrjetës 7 herë dhe mendohet të jetë pasuesi i kapitenit Idriz Batha. / abcnews.al