Pas urdhërit dhe thirrjeve të kryemninistrit Rama pothuaj të gjithë shqiptarët kanë kufizuar lëvizjet në të gjithë Shqipëpërinë. Gjatë mëngjesit të sotëm qyteti i Beratitt është zgjuar nën urdhrat e diktuara të qeverisë, janë parë shumë pak lëvizje në qytet dhe janë reduktuar lëvizjet, baret dhe restorantet nuk frekuentohen më. Në rrugë shihen vetëm punonjësit e pastrimit të qytetit.
Ndërkohë në Lezhë nuk është bllokuar plotësisht qarkullimi dhe nuk mungojnë qytetarët që kanë sfiduar urdhrin e dhënë duke lëvizur në një automjet disa persona.
Për sa i përket Durrësit i cili është edhe qyteti që ka shënuar viktimën e parë nga Koronavirusi deri tani nga kontrollet e ushtruara nga policia dhe ushtria janë shoqëruar pesë persona nga policia Durrës pasi nuk kanë respektuar vendimin për të mos qarkulluar. Personat kanë dalë me makina në rrugë me automjetet privat. Ata janë shoqëruar në komisariatin e Durrësit.
Po ashtu edhe Fushë-Kruja i është bindur thirrjes për të qëndruar në shtëpi, në qytet shihen shumë pak banorë që lëvizin ndërkohë Policia ka ngritur postblloqe të shumta duke ushtruar kontrolle të rrepta. Shërbimi urban në këtë qytet është pezulluar, është parë se po ushtrojnë aktivitetin vetëm njësitë ushqimore dhe farmacitë.
Edhe qyteti i Vlorës i është përgjigjur thirrjes, janë reduktuar lëvizjet dhe qarkullimi i automjeteve në qytet. Baret dhe restorantet janë të mbyllura, në rrugë shihen shumë pak qytetarë që lëvizin. Por Vlora po përballet me fenomenin e mungesës së maskave nëpër farmaci ndërkohë që sipas informacioneve spitalet janë pajisur me to.
Kryeqyteti ditën e sotme është zgjuar si asnjëherë më parë në 30 vjet demokraci. Në kryeqytet në pikat kyce por jo vetëm shihen postblloqe të shumta policorë dhe ato të ushtrisë të cilët ndalojnë cdo automjet që lëviz dhe duke kontrolluar çdo person që ndodhet në të.
Bulevardi i Dëshmorëve të Kombit nuk ishte parë ndonjëherë kaq i zbarzur gjithashtu edhe qendra e Tiranës. Është parë lëvizje e qytetarëve në këmbë dhe me biçikleta. Qytetarë të shumtë shihen që kanë vendosur maska dhe disa të tjerë nuk i kanë vendosur ato.
Në farmacitë e Tiranës është parë që janë të pajisur me maska. Për sa i përket dyqaneve ushqimore apo furrat e bukës kemi vënë re se janë marrë masa higjeno-sanitare. Në kryeqytet shihen vetëm dyqanet ushqimore dhe farmacitë qëndrojnë hapur. /abcnews.al