‘Tirana dhe Shkupi, përfitojnë të parat nga BE’/ Komisionerja e zgjerimit, Kos: Urime, do nxisë zbatimin e reformave kyçe

schedule18:29 - 24 Mars, 2025

schedule 18:29 - 24 Mars, 2025

BRUKSEL- Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut dhe janë dy vendet e para të Ballkanit Perëndimor, të  cilat përfitojnë parafinancim sipas Planit të Rritjes së Bashkimit Evropian.

Pas kësaj ka reaguar edhe Komisionerja për Zgjerim, Marta Kos, e cila thotë se kjo do të nxisë dy vendet të vazhdojnë përpara me reformat kyçe për përmirësimin e jetës së qytetarëve dhe afrimin e tyre në familjen e madhe.

“Urime Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë për vendosjen e ritmit në Ballkanin Perëndimor për të marrë parafinancim sipas Planit të Rritjes së Bashkimit Evropian! Kjo duhet të nxisë zbatimin e reformave kyçe për të nxitur rritjen, përmirësimin e jetës së qytetarëve dhe afrimin e vendeve me BE-në”, shkruan ajo.

Kryeministri i vendit Edi Rama gjatë takimeve me qytetarët ka theksuar vazhdimisht se qëllim i Partisë Socialiste është përmbyllja e procesit të negociatave brenda 2027 dhe anëtarësimin e plotë të Shqipërisë në BE, brenda kësaj dekade/abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!