Sot në “Selman Stermasi”, luhet sfida mes Tiranës dhe Bylisit, ku përplasen vendi i katërt në renditje me vendin e dytë. Ballshiotët po bëjnë një kampionat shumë të mirë deri më tani dhe janë me meritë në vendin e dytë në renditje.
Kjo sfidë, është shumë delikate për Tiranën, pasi në rast se synon vendet e para, duhet ta nisë duke mposhtur Bylisin në fushën e saj. Ndeshja starton në orën 17:00 dhe dy trajnerët kanë zgjedhur lojtarët e tyre titullarë./abcnews.al
Kategoria Superiore, java 18
TIRANA – BYLIS (17:00)
Formacioni i Tiranës: Lika, Doka, Muça, Vangjeli, Ismajlgeci, Batha, Çelhaka, Torassa, Cobbinah, Cale, Ngoo. Trajner: Emanuel Egbo
Formacioni i Bylisit: Hidi, Janku, Goxha, Hadroj, Murataj, Mëllugja, Bajramaj, Hadroj, Ndreca, Peposhi, Guindo. Trajner: Veljko Dovedan
Gjyqtar: Enea Jorgji