Avokati Edmond Petraj thotë se nuk ka asnjë pengesë ligjore që kreu i shtetit, Bajram Begaj mund të dekretojë zgjedhjet në Tiranë.
Në një intervistë për “Ora e Fundit” në ABC News, Petraj u shpreh se Tirana ka vakancë.
Ndërsa analisti Artur Nura deklaroi se kreu i PD, Sali Berisha po përpiqet të fitojë kohë për të gjetur një kandidat.
Edmond Petraj: Në kushtet që jemi, jemi në kushtet që Tirana ka një vakancë. Procedura quhet e ezauruar. Këto janë veprime juridike që zoti Veliaj do i bëjë me kalimin e kohës. Këshilli i Ministrave është i detyruar t’i paraqesë KQZ, nuk është në detyrë dhe ka një vakancë. Ky është njoftim i institucionit. Në momentin që botohet në Fletore Zyrtare, ka mbaruar. Në kushtet që jemi, presidenti mund t’i dekretojë zgjedhjet. Nuk ka pengesë ligjore. Problemi është që aty ka pasur vakume komunikimesh.
Artur Nura: Berisha ka fituar kurajo dhe kohë. Erion Veliaj, delfini i Edi Ramës, doli kundër një vendimi politik të kryeministrit. Rama ma gjykuar që Veliaj do e mirëkuptojë vendimin e partisë./abcnews.al


