Tirana është mposhtur me rezultatin minimal 1-0 në “Niko Dovana” ndaj Teutës.
Goli i vetëm i takimit erdhi në minutën e 65-të nga Marku. Kryeqytetasit shpresuan të barazonin, por nuk ia dolën dot.
Takimi ishte intensiv, ku nuk munguan kartonat e verdhë, me 5 kartona të verdhë në total.
Fitore e rëndësishme për Teutën, por jo për Tiranën. Ekipi i qytetit të Durrësit po mundohet të dalë nga zona e kuqe, ku me këto tre pikë tashmë renditet në vendin e 9-të me 14 pikë.
Tirana nuk mundi të përfitonte nga kjo ndeshje dhe të dilte para në krye, aty ku ndodhet Partizani me 26-pikë, 1 më shumë se Tirana./ h.ll/abcnews.al