“Tirana, 40 minuta larg”, Rama: Klosi potencial turistik i pazbuluar

schedule12:04 - 3 Maj, 2023

schedule 12:04 - 3 Maj, 2023

Kryeministri Edi Rama, vijon turin e takimeve elektorale në qarkun e Dibrës dhe së fundmi është ndalur në Klos, ku ka prezantuar kandidaten e PS, Vlabona Kola.

Rama u shpreh se nën drejtimin e Ilmi Hoxhës, kryebashkiaku socialist i këtij 4-vjeçari që lam pas, Klosi ka bërë hapa para, por janë edhe shumë hapa përpara.

Sipas tij, Klosi ka një potencial të madh të zhvillimit ekonomik dhe social nëpërmjet turizmit.

Kryeministri tha se puna për ta bërë Klosin një vend turistik, nuk mund të fillonte pa përfunduar rruga që e lidh me Tiranën tani për 40 minuta.

Pjesë nga fjala e Ramës:

Besoj që kemi hedhur një hap të parë në këto 4 vite,  falë punës së Ilmiut, por kemi shumë hapa përpara.

Klosi ka një potencial të madh zhvillimit ekonomik dhe social. Për t’i dhënë një mundësi të re atyre që janë në emigracion, që mund të kthehen dhe të investojnë këtu.

Sot ka bashki shumë të vogla që po pësojnë një transformim shumë të madh në këtë drejtim, dhe shembull është Belshi.

Ky shpërthim i Shqipërisë turistike, nuk ka fund në sensin e potencialit.

Në Klos ne nuk mund t’i imagjinonim këto gjëra, pa bërë lidhjen me rrugën. Klosi sot është 40 minuta nga Tiranë.

Qarku i Dibrës do të jetë një qark që do të përfitojë ekonomikisht nga vizitorët dhe atraksionet turistike.

Ky qark ka edhe një avantazh tjetër, që ka Belindën këtu, që është burri më i fortë që kemi në qeveri, përveçse është edhe grua dhe nënë dhe shoqe, është kokëderre e madhe si person. E keni parë se sa shumë ka ardhur këtu te ju.

Duam t’i japim një shtysë shumë të fortë këtij qarku, sepse është një potencial turistik i pazbuluar.

Ne i kërkuam Valbonës që të kandidonte për të bërë hapa para për Klosin. Unë e kam thënë bashkia është gruaja, qeveria është burri. r.t/abcnews.al