Tiparet që ju bëjnë të dukeni më tërheqës në sytë e të tjerëve

schedule10:27 - 28 Gusht, 2020

schedule 10:27 - 28 Gusht, 2020

Ne priremi të besojmë se bukuria është në syrin e të tjerëve. Por, sipas një studimi nuk është domosdoshmërisht e vërtetë, pasi edhe preferencat tona personale luajnë një rol mjaft të madh. Bright Side ka renditur disa karakteristika tek njerëzit që i bëjnë ata më tërheqës në sytë e të tjerëve, shkruan abcnews.al.

Bebet e syrit

8 Psychological Reasons Why Someone Looks More Attractive to Us

Bebet e syrit e ndryshojnë madhësinë e tyre në varësi të emocioneve, duke u bërë më të mëdha kur ndiheni të lumtur. Studimet kanë treguar se i konsiderojmë njerëzit me bebe më të mëdha më tërheqës, pasi kjo tregon interesin e tyre të ndërsjellë ndaj nesh. Në të kaluarën, gratë italiane zmadhonin qëllimisht bebet e tyre duke përdorur një ekstrakt  nga bima belladonna për t’u dukur më tërheqëse nga meshkujt.

Beli

8 Psychological Reasons Why Someone Looks More Attractive to Us

Proporcioni i belit me vithet është konsideruar gjithmonë një nga karakteristikat më të rëndësishme në pamjen e një gruaje. Sipas disa studimeve, sa më i vogël të jetë raporti i belit dhe ijeve, aq më tërheqëse duket një grua për një burrë.

Simetria e fytyrës

8 Psychological Reasons Why Someone Looks More Attractive to Us

Sipas studiuesve, njerëzit i vlerësojnë fytyrat simetrike si më tërheqëse sesa ato me më pak simetri, sepse receptorët tanë vizual mund t’i përpunojnë ato shumë më lehtë. Një arsye tjetër, është se ne biologjikisht i shoqërojmë fytyrat simetrike me gjenet e mira.

Pamja më e re

8 Psychological Reasons Why Someone Looks More Attractive to Us

Sipas studimeve, njerëzit preferojnë një pamje që duket më e re. Dhe kjo mund të ketë shpjegime të ndryshme: ose lidhet me avantazhe biologjike siç janë gjenet e mira, ose me trurin.

Dieta

8 arsye psikologjike pse dikush duket më tërheqës për ne

Një studim ka treguar se preferencat në ushqim, mund ta bëjnë një burrë më tërheqës për një grua. Aroma e burrave që kohët e fundit konsumonin fruta dhe perime konsiderohej mënyra më e preferueshme sesa e burrave që kryesisht hanin ushqim si bukë apo makarona.

Zëri

8 arsye psikologjike pse dikush duket më tërheqës për ne

Gratë e lidhin zërin e ulët të një burri me pjekurinë, duke e konsideruar kështu atë më tërheqës.

Aroma

8 arsye psikologjike pse dikush duket më tërheqës për ne

Siç tregojnë studimet, gratë janë shumë më tërheqëse për burrat gjatë fazës së ovulacionit sepse niveli i hormoneve është më i lartë. /abcnews.al/