Tingujt që e përlotën, Mariza Ikonomi ndan kujtime zemre! Ç’e trembi teksa kaloi Covid-19?

schedule16:30 - 25 Dhjetor, 2020

schedule 16:30 - 25 Dhjetor, 2020

Festa e Krishtlindjes në “ABC e Pasdites”  u festua në praninë e një mysafiri të veçantë. Këngëtarja Mariza Ikonomi realizoi një bisedë të ngrohtë me moderatorin Ermal Peçi, ku rrëfeu copëza historie nga jeta e e saj personale.

Në rubrikën “1 jetë, 5 këngë” një nga këngët e përzgjedhura të saj ishte “O vemi, o s’vemi”. Ermali e pyet për rëndësinë dhe domethënien që ka kjo këngë për të. Mariza tregoi e përlotur se ka qenë kënga e preferuar e gjyshit të saj.

“Kjo është kënga e familjes sonë, ka qenë kënga e preferuar e gjyshit tim. Ne gjithmonë kur mblidheshim nëpër gëzime, nëpër festa fillonim gjithmonë me këngën “O vemi o s’vemi”.  Fortësinë e zërit e kam marrë nga ai, edhe ai fliste si mua, fliste bute por kur këndonte zërin e kishte pushkë”.

Në familjen e saj ka një traditë të hershme të festimit të Krishtlindjes, ajo tregoi live në program se për janë të shenjta duke qenë se gjyshi dhe stërgjyshi i saj kanë qenë priftërinj.

Mariza vetëm para disa kohësh iu desh të kalonte covid 19, dhe Ermali ndalet duke e pyetur nëse e kishte trembur vdekja apo nëse e kishte menduar.

“Kam përshtypjen që të gjithë e mendojnë në fraksion sekonde vdekjen, më ka trembur më përpara por e marr si një aventurë që një ditë do mbarojë. Është si kjo që ne po kalojmë dhe një ditë do mbarojë”.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!