“Tinguj jete mes tokës dhe detit” në Zvërnec

schedule16:04 - 29 Korrik, 2018

schedule 16:04 - 29 Korrik, 2018

Ishulli i Zvërnecit u gjallërua mbrëmjen e së shtunës nga koncerti “Tinguj jete mes tokës dhe detit”. Në këtë natë speciale ku performoi sopranoja Nina Muho ishin të pranishëm kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga bashkëshortja, konsullja e Italisë në Vlorë, kryebashkiaku Dritan Leli dhe shumë vizitorë e turistë të huaj.

Enkas për këtë koncert kishte ardhur në Shqipëri edhe dirigjenti spanjoll Ricardo Casero. Kryebashkiaku Dritan Leli në fjalimin e mbajtur para koncertit tha se në manastirin e Zvërnecit falë ndërtimit të urës që lidh pjesën tokësore me ishullin është sjellë për herë të parë një orkestër simfonike, e cila mblodhi bashkë muzikantët e larguar nga atdheu dhe ata që jetojnë në Shqipëri./abcnews.al