Timo Werner i përzgjedhuri, klauzola me Leipzig ka një kleçkë

schedule09:59 - 7 Maj, 2020

schedule 09:59 - 7 Maj, 2020

Timo Werner është i përzgjedhuri i Interit, gjithmonë nëse Lautaro Martinez do të shitet te Barcelona. Katalanasit, sipas asaj që raportojnë mediat në Spanjë, po bëjnë gjithçka që ta bëjnë tyrin argjentinasin, i cili ka një klauzolë që kap shifrën e 111 milion eurove.

Gjithsesi tek Interi do ishin të kënaqur edhe me 90 milion euro. Një pjesë të mirë të parave ata do t’i investonin sërish në merkato dhe Werner kushton jo pak. Aktualisht raportohet se klauzola e tij është 60 milion euro.

Gazzetta Dello Sport shkruan se ajo shifër është e vlefshme nëse RB Leipzig del kampion në Gjermani dhe për momentin është pesë pikë larg Bayern Munich, që kryeson në Bundesliga. Liverpool nga ana tjetër e ka marrë shtruar dhe Interi ka shanse reale për ta blerë 24-vjeçarin. /abcnews.al