Tillerson në Ankara/SHBA-Turqi marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve

schedule13:32 - 16 Shkurt, 2018

schedule 13:32 - 16 Shkurt, 2018

Turqia dhe SHBA do të normalizojnë plotësisht marrëdhëniet e tensionuara mes tyre kohët e fundit. Kjo u konfirmuar nga ministri i Jashtëm i Ankarasë gjatë një konference me homologun e tij amerikan. Ndërsa Rex Tillerson theksoi mbështetjen e SHBA-së për Turqinë.

Turqia dhe Shtetet e Bashkuara kanë vendosur të krijojnë mekanizma për të normalizuar marrëdhëniet midis tyre. Kjo është konfirmuar nga Ministri i Jashtëm turk Mevlut Cavusoglu pas javësh të përshkallëzimit të retorikës anti-amerikane nga Ankaraja. Duke folur në një konferencë të përbashkët për shtyp me Sekretaren Amerikan të Shtetit, Rex Tillerson, kryediplomati i Ankarasë tha se Turqia dhe Shtetet e Bashkuara do të mbajnë një takim tjetër nga mesi i marsit.

Gjithashtu propozoi një vendosje të përbashkët në Siri në rast se milicia kurde e mbështetur nga SHBA largohet nga zona kufitare. Pikërisht për këtë support ka pasur edhe tensione mes dy vendeve. Turqia i shikon milicitë kurde si forca terroriste kurse Uashingtoni si aleatë në mposhtjen e ISIS në Siri.

“Ne qëndrojmë krah për krah me Turqinë kundër kërcënimeve terroriste”, nënvizoi Tillerson në konferencën për shtyp. Shtetet e Bashkuara do të punojnë për të përmbushur premtimet e dhëna Turqisë në Manbij, në veri të Sirisë, shtoi ai. Pas spastrimit të milicive kurde në operacionin “Dega e Ullirit” të drejtuar nga Turqia në veri të Sirisë, drejtuesit e qeverisë së Ankarasë thonë se do të vazhdojë të bëjë të njëjtën gjë me Manbijin, ku janë vendosur milicitë kurde dhe ushtria amerikane, duke ngritur spektrin e një konfrontimi .

Ndërkohë, Tillerson u takua dhe me presidentin Rexhep Tajip Erdogan. sipas një zëdhënësi të Departamentit të Shtetit të SHBA, ata zhvilluan një diskutim të hapur dhe sinqertë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!