TikTok ka vendosur të rrisë moshën minimale për të hyrë në LIVE. Në përpjekje për të ruajtur sigurinë e përdoruesve, kompania vendosi të rrisë moshën minimale në 18 vjeç. Aktualisht, përdoruesit e rrjetit social duhet të jenë të paktën 16 vjeç që të mund të transmetojnë përmbajtje drejtpërdrejt.
Por, duke filluar nga 23 Nëntori, vetëm ata në moshë madhore mund të kenë akses në këtë funksion. Dhe jo, ky ndryshim i veçantë nuk do t’i ngjajë fare OnyFans. Kjo veçori do të lancohet shpejt dhe pavarësisht ndryshimit, TikTok thekson se nuk ka gjasa të kalojë në më shumë përmbajtje për të rritur.
“Ne duam që komuniteti ynë të shfrytëzojë sa më shumë mundësitë që mund të sjellë LIVE pa kompromentuar sigurinë. Ne besojmë se këto përditësime mund të mbrojnë më tej anëtarët më të rinj të komunitetit tonë ndërsa ata fillojnë dhe ndërtojnë praninë e tyre në internet.”, tha kompania. /abcnews.al