‘Tik -Tok’ bën namin edhe në Shqipëri, çfarë thonë të rinjtë ‘e çmendur’

schedule09:37 - 8 Korrik, 2020

schedule 09:37 - 8 Korrik, 2020

“Tik-Tok” është një nga trendet më “In” të momentit. Ashtu si në çdo vend të botës edhe në Shqipëri, ky rrjet social po bën namin kryesisht tek moshat e reja.

Ditën e sotme në emisionin ‘ABC e Mëngjesit’ kanë qenë të ftuar dy të rinj, Greenes Fejzullai dhe Deni Doku , të cilët janë përdorues të rregullt të ‘Tik-Tok’.

Ata kanë folur rreth videove të tyre, duke pohuar se i duhen nga 30 sekonda deri në dy orë për t’i realizuar.

Sipas të rinjve, ky rrjet social të ndihmon të zhvillosh edhe shumë talente të tjera siç është aktrimi.

“Tik-Tok ka  ndryshuar, në fillim u bënin trende. Tani kanë filluar bëjnë  video sikur po bëjën story. Nuk është se ti detyrimisht duhet të shpërndash të dhënat, bëje privat. Është zgjedhje e gjithsecilit.

Nëse do e kisha në dorë, do e kisha zhdukur nga Shqipëria. Nuk arrijnë ta kuptojnë se çfarë janë trendet, se çfarë janë videot”, u shpreh ndër të tjera Greenes.

“Mund të shfaqesh çfarë do lloj talenti të kesh. Unë personalisht më pëlqen aktrimi. Dua të bëhem aktore”, shtoi Deni./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!