Kopshti Zoologjik hapi dyert këtë të shtunë pas një rikonstruksioni të gjatë duke pritur mjaft qytetarë kuriozë për kafshët dhe shpendët që do të shihnin aty.
Por jo të gjithë kanë dashamirësi ndaj botës së egër. Siç duket edhe nga kjo video që po qarkullon në media, një qytetar mbi të 30-at po qëllon me gurë, pa asnjë shkak, nga rruga tigrin dhe luanin. Një gjest i shëmtuar, që duhet dënuar nga të gjithë. Kjo sjellje kërcënuese ndaj kafshëve bëhet në sy të fëmijëve që kanë ardhur të vizitojnë kopshtin.
Kanë qenë të shumta komentet në rrjetet sociale të qytetarëve të Tiranës që kanë dënuar masivisht sjellje të tilla vandale, ndërsa kanë publikuar foto me fëmijët e tyre në Kopshtin e ri. /abcnews.al