Tigri sulmoi 20-vjeçarin që e përkëdheli, polici e vret me armë

schedule21:19 - 30 Dhjetor, 2021

schedule 21:19 - 30 Dhjetor, 2021

Një tigër që sulmoi një të ri që tentoi ta përkëdhelte u vra nga një oficer policie. Ai e qëlloi mbrëmjen e kaluar në një zonë të ndaluar të një kopshti zoologjik në Florida.

I riu, rreth 20 vjeç, i cili punonte në një kompani pastrimi për llogari të kopshtit zoologjik, është plagosur rëndë dhe po trajtohet.

Fillimisht, tigri i kapi dorën atij dhe më pas burri ka kaluar dorën nga një vrimë e gardhit për ta përkëdhelur.

Ndërkohë, kopshti zoologjik, i cili nuk i është përgjigjur sot kërkesave të Agjencisë Franceze për të komentuar, njoftoi në faqen e tij se ofron ndihmë psikologjike për stafin./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!