Tifozi anglez lavdëron kosovarët pasi i ra kuleta me 500 funte në Prishtinë

schedule11:51 - 19 Nëntor, 2019

schedule 11:51 - 19 Nëntor, 2019

Tifozi anglez, Steve Bruce, i ka lavdëruar kosovarët në llogarinë e tij në Twitter, duke treguar se si i ishte kthyer kuleta me 500 funte brenda dhe me të gjitha kartat e kreditit, pasi i kishte rënë në Prishtinë.

Anglia fitoi 4:0 në një ndeshje të parëndësishme persa i përket  karakterit garues, duke qenë se Kosova i kishte humbur shancet për kualifikim dhe Anglia e kishte siguruar biletën për turneun e verës së ardhshme .

Kosova e mahniti botën me mënyrën sesi e priti Anglinë në Prishtinë, si shenjë falënderimi dhe mirënjohje për ndihmën dhe kontributin që Britania e Madhe ka dhënë në çlirimin dhe pavarësinë  e Kosovës.

Nga tifozët, lojtarët, stafi dhe trajneri, të gjithë në kampin anglez kanë mbetur të kënaqur me pritjen që kanë marrë nga kosovarët.

Rasti i veçantë  ishte i tifozit  Simon Bruce. Ai ka bërë të ditur se i kishte humbur kuleta në Prishtinë, por menjëherë i ishte kthyer me gjithçka brenda nga një shtetas kosovar.

“Më ra kuleta në rrugën kryesore në Prishtinë. Një djalë hyn në lokal dhe ma ktheu, pa më marrë asgjë. Sinqerisht, Kosova është e madhe”, shkroi Bruce në llogarinë e tij në Twitter.

Edhe qendërmbrojtësi i Anglisë dhe Manchester United, Harry Maguire, i falënderoi tifozët e Kosovës në llogarinë e tij në Twitter.

“Kosovë, ishte kënaqësi – faleminderit për mikpritjen e mrekullueshme. Vend i bukur, njerëz të dashur. Shumë fat në të ardhmen”, ka shkruar Maguire në Twitter./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!