Tifozët, vendimi për t’u rikthyer dhe biseda me Maldinin: Fjalët e para të Ibrahimovic

schedule10:15 - 3 Janar, 2020

schedule 10:15 - 3 Janar, 2020

Zlatan Ibrahimovic vendosi të rikthehet në Milanon kuqezi dhe sot ka dalë në konferencë për shtyp. 38-vjeçari ndalet te tifozët, mbështetja e tyre e rëndësishme dhe vendimi për t’u kthyer te Milani. Bisedat me dyshen Maldini-Boban dhanë efekt pozitiv dhe Ibra kishte një farë borxhi në lidhje me vitin 2012, moment kur kuqezinjtë e shitën te PSG pa dëshirën e tij.

TIFOZËT – “E ndjej entuziazmin e tifozëve. Kam një raport shumë të mirë me ta, shumë pozitiv. Është e rëndësishme mbështetja e tyre, nëse ia dalim ta kemi thjeshtësohen gjërat. Jam gati të zbres në fushë që sot”.

VENDIMI – “Vendosa të kthehem këtu pas ndeshjes së fundit me Los Angelos. Më telefonoi Maldini dhe biseduam së bashku. Ai pati shumë kërkesa, ndërsa unë kërkoja adrenalinën. Fola shumë edhe me Boban, nuk ishte një vendim i vështirë për t’u marrë. Nuk doja të largohesha nga Milani në vitin 2012, nuk isha dakord. Milani është shtëpia ime, i dua të mirën këtij klubi”.

EUROPA – “T’i marrim ndeshjet një nga një dhe të shohim se çfarë do të ndodhë. Kjo skuadër e ka cilësinë dhe mund të bëjë edhe më shumë. Kampionati është i gjatë, duhet të punojmë shumë dhe të kemi gjithmonë besim te vetja. Duhet të përmirësohemi në fushë, prandaj kam ardhur këtu”.

SITUATA – “Milani është gjithmonë Milan, historia nuk ndryshon. Skuadra nuk është më e dikurshmja, kanë ndodhur shumë gjëra pas largimit të Berlusconit. Jam gjithmonë pozitiv, nuk do të rikthehesha po të mos besoja te projekti i klubit. Presioni te Milanin është i madh. Nëse je këtu nuk ka lidhje me fatin, por për faktin që duhet të arrish rezultate të mëdha”.

OBJEKTIVAT – “Dua të ndihmoj Milanin të përmirësohet dhe dua të zbavitem duke luajtur. Dua të shijoj fushën e blertë, më ka munguar shumë kur kam qenë i dëmtuar. Ndihem mirë, jam stërvitur shumë. Nuk e kam prekur ende topin, por kjo gjë nuk është problem. Jam gati për të zbritur në fushë”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!