Tifozët shanë Juventusin pas humbjes nga Benfica, reagimi i Bonuccit i thotë të gjitha

schedule18:44 - 15 Shtator, 2022

schedule 18:44 - 15 Shtator, 2022

Mbrëmja e djeshme në Allianz Stadium u mbyll me humbjen zhgënjyese 2-1 të Juventusit ndaj Benfica-s. Sapo arbitri shpalli përfundimin e lojës, sektorët e tifozëve të bardhezinjve filluan të fishkëllenin furishëm.

Lojtarët e pikëlluar iu afruan tribunës për të shprehur keqardhjen e tyre, por kjo nuk i qetësoi tifozët. Kjo humbje mund të jetë e kushtueshme pasi skuadra e Allegrit nuk ka arritur ende një pikë të vetme, dhe po ashtu edhe Maccabi Haifa. Por PSG dhe Benfica kanë nga 6 pikë, shkruan abcnews.al.

Ky moment ishte veçanërisht i vështirë për kapitenin e ekipit Leonardo Bonucci, mbrojtësi pothuajse shpërtheu në lot, duke qëndruar para tifozëve.

Reagimi i tij nuk ka kaluar pa u vënë re në rrjetet sociale nga tifozët bardh e zi:

Eleonora : “Sytë e Bonuccit i thonë të gjitha, edhe nëse ai nuk thotë asnjë fjalë”.

Umberto Lentini : “Allegri, largohu! Bonucci është fjalë për fjalë i shkatërruar”.

Dhe16 : “Sa simpatizoj sot Bonuccin. Duhet pranuar se ai sot së bashku me Perin dhe Milikun ka qenë jashtë konkurrencës dhe më e rëndësishmja, ka parë fansat në fytyrë. Ai gjithashtu e di se ky nuk është trajner”.

Pas këtij episodi të trishtë, Leonardo Bonucci ka komentuar në Amazon Prime Video, ku ka thënë se e kupton reagimin e fansave.

“Kanë të drejtë, nuk ka shumë për të thënë, ne humbëm një ndeshje që nuk duhej ta humbnim dhe u shamë për të.

Jam i shqetësuar, nuk fsheh asgjë, largohemi shumë shpesh nga loja, nuk e di nëse është psikologjike apo nuk e di, por kjo më shqetëson më shumë. Duhet të punojmë më shumë”. /abcnews.al/