“Bardheblutë” e Tiranës do të përballen mbrëmjen e kësaj të enjteje, në mitikun “Air Albania”, me “shqiponjat” e Besiktas, në ndeshjen e kthimit të vlefshme për raundin e dytë të kualifikueseve të Conference League.
Pavarësisht humbjes 3 me 1, në përballjen e parë të Stambollit, duket se tifozët e “bardhebluve” janë të vendosur të “karikojnë” skuadrën e tyre në “Air Albania”, këtë mbrëmje dhe deri më tani pritet që në stadium të jenë rreth 10 mijë tifozë të pranishëm, duke bërë kështu “autoritetet” përkatëse të hapin dhe katin e dytë të stadiumit, gjë që ndodh shumë rrallë në futbollin tonë, për të mos thënë vetëm në përballjet e derbit, Tirana-Partizani.
Deri më tani është raportuar se vetëm pasditen e së mërkurës janë shitur rreth 8 mijë bileta, teksa çmimet fillojna nga 500 lekë të reja, deri në 15 mijë lekë të reja. Përveç tifogrupeve të “bardhebluve”, në tribunat e “Air Albania” të pranishëm pritet të jenë dhe tifozë turq, bileta e të cilëve kushton 15 euro. /i.m /abcnews.al