“Tifozët e Tiranës s’e pranojnë barazimin”, debat Gallo-Canaj në Pressing

schedule23:47 - 3 Dhjetor, 2020

schedule 23:47 - 3 Dhjetor, 2020

Alpin Gallo është një nga të paktët lojtarë që ka provuar të luajë në tre ekipet e kryeqytetit, Tiranën, Partizanin dhe Dinamon. Tashmë në rolin e trajnerit dhe specialistit të futbollit, ai është pjesë e panelit të emisionit “Pressing”ABC.

“Një derbi me gjallëri, si çdo herë. Vetëm mungesa e tifozëve do të jetë diçka negative. Motivimi dhe grinta do të jenë prezente.  Tiranës i duhet më shumë se çdo here tjetër. Problemet thellohen tek ata. Partizani edhe po të humbë sërish është komod”, tha fillimisht Gallo.

Agim Canaj, trajneri i njohur vlonjat, pjesë e emisionit gjithashtu, foli në lidhje me derbin e kryeqytetit. “Kur ekipet janë më poshtë kanë më shumë stabilitet në derbi. Tifozët të sjellin më shumë stres kur humb. Tirana mund të luajë edhe për barazimin”, tha Canaj.

“Tifozët e Tiranës nuk e pranojnë barazimin. Për Partizanin është rezultat komod”, shtoi më pas Gallo në diskutimin në studio, ku nuk munguan as debatet. “Nëse fiton Tirana nesër, do quhet surprizë e madhe për situatën që janë.

Kanë 7 lojtarë që kanë ikur nga ekipi kampion. Partizani është ndërtuar prej dy vitesh, janë ekip solid. Formacioni i tyre ka pasur pak ndryshime dhe janë më të mbledhur”, shtoi Canaj. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!