Tifozët e Tiranës e përjetuan keq ndeshjen e skuadrës së tyre ndaj Kukësit, në Shkodër. Nuk mjaftuan vetëm golat e pësuar, por pati edhe sherr mes tyre në stadiumin “Loro Boriçi”.
Kjo ndodhi në minutat e fundit të pjesës së parë, kur disa tifozët bardheblu u përplasën me njëri-tjetrin, në një konflikt të ashpër fizik, ku pati edhe të gjakosur. Besohet se sherri ndodhi për shkak të sharjeve të një pjese të tifozëve ndaj presidentit të Tiranës, Refik Halili, ndërsa pjesa tjetër mesa duket ishte kundër.
Grupimi “Tirona Fanatiks” prej kohësh është në luftë të hapur me numrin 1 të klubit, diçka që filloi që në muajin janar të këtij viti, kur Halili vendosi të lejonte Partizanin që të luante në stadiumin e Tiranës, “Selman Stërmasi”./abcnews.al