Tifozët e Napolit shkaktojnë tërmet, brohorimat e tyre “shkundin” stadiumin “Maradona”

schedule13:03 - 1 Maj, 2023

schedule 13:03 - 1 Maj, 2023

Ditën e djeshme, Napoli ndeshej në “Maradona Stadio” kundër Salernitanës dhe mund të shpallej kampion matematikisht nëse do të fitonte, por përkundrazi, barazoi me shifrat 1-1 dhe tashmë vetëm sa kanë shtyrë festën e Scudettos.

Gjithsesi, një ngjarje tepër e pazakontë ka ndodhur nga tifozët, të cilët në mënyrë të sinkronizuar rastësisht me ata që ndodheshin jashtë, shkaktuan diçka që ndoshta nuk është dëgjuar më parë.

Tifozët e Napolit të pranishëm në stadium, së bashku me ata jashtë, brohoritën dhe kërcyen aq fort sa shkaktuan një tërmet të lehtë 2 ballë të shkallës rihter.

“Komponenti mbizotërues është kërcimi i tifozëve në tribuna: është sikur mesatarisht, në momentin e golit, një tifoz ka bërë dy kërcime në një sekondë”, shtuan studiuesit./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!