Tifozët e klubit të njohur holandez me gjest të shëmtuar, karakterizojnë Kosovën si pjesë të Serbisë

schedule10:42 - 26 Prill, 2023

schedule 10:42 - 26 Prill, 2023

Në kampionatin holandez, ditën e diel, është luajtur ndeshja mes Twente dhe Sparta Rotterdam, e cila përfundoi me shifrat 3-3.

Kjo e ndeshje e bukur nga aspekti futbollistik, u shëmtua më pas nga simbolet politike. Në stadiumin “De Grolsch Veste” u pa të shpalosej një flamur në tribuna i cili karakterizonte Kosovën si pjesë të Serbisë.

Pavarësisht faktit që Holanda e ka njohur Kosovën si shtet të pavarur, politika vazhdon të jetë prezente në sport dhe këtë gjë e demostron më mirë ky gjest i turpshëm dhe i shëmtuar nga tifozët e Twente.

Në tribunën pas porte, kamerat televizive kapin qartë flamurin me hartën e Kosovës, por që në të ishte Serbia, me idenë se “Kosova është Serbi”. Një gjest tepër i shëmtuar nga tifozët e klubit holandez./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!