Tifozët e Juves vuajnë largimin e Ronaldos, shpërthejnë me pankarta kundër klubit

schedule18:53 - 2 Shtator, 2021

schedule 18:53 - 2 Shtator, 2021

Ata që e vuajnë më shumë largimin e Ronaldos janë padyshim tifozërt “Bardhe e Zi”.

Në shënjestrën e tifozëve janë sigurisht presidenti Agnelli dhe Alberto Pairetto, përgjegjësi i klubit për raportet me tifozët ku ndaj tyre u ekspozuan disa pankarta me akuza të forta.

“Kudo me tambure dhe pankarta, në Allianz buratinë dhe figure idiote” ishte njëra nga pankarat ndërsa e dytë ishte direkt për presidentin, “Skuadër e shkatërruar, dhe një stadium prej salloni. Anjeli dhe Paireto një shkatërrim i madh”.

Pankartat tregojnë edhe për problemet e brendshme mes tifozerisë juventine por mesazhi i fortë është për drejtuesit që kanë bërë një merkato të dobët dhe tashmë ultrasit presin përgjigje sapo të përfundojnë ndeshjet e kombëtareve. /abcnews.al/

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!