Futbollisti kosovar, Bernard Berisha, ka publikuar një fotografi me liderin çeçen, Ramzan Kadyrov, i cili është përkrahës i madh i Vladimir Putinit dhe agresionit rus ndaj Ukrainës.
Berisha fotografinë e publikoi në llogarinë e tij në “Facebook”, teksa kujtojmë se Ramzan Kadyrov nga viti 2017 është edhe president i këtij klubi, ku edhe aktivizohet sulmuesi nga Peja.
Berisha është pjesë e Akhmat Groznyt që nga viti 2017, teksa ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2023.
Pas publikimit të kësaj fotoje nga 30-vjeçari, tifozët kanë shpërthyer në rrjet, ku nuk e kanë pritur aspak mirë. Për këtë ka ardhur menjëherë edhe reagimi i sulmesit nga Peja, i cili është përgjigjur në një koment duke theksuar se fotoja është hedhur pasi lojtari ka vendosur të vazhdojë bashkëpunimin me klubin e tij.
/f.a/abcnews.al