Bodo/Glimt është “macja e zezë” e Romës, pasi mbrëmjen e djeshme i shkaktoi një tjetër humbje në kometicionet europiane, pasi e mposhti me shifrat 2-1 në sfidën e luajtur në Norvegji, e vlefshme për fazën çerekfinale të Conference League.
Pas përfundimit të ndeshjes një tjetër episod është vërë viral në rrjetet sociale, dhe kjo ka të bëjë me njërin nga futbollistët e skuadrës italiane.
Tammy Abraham ishte lojtari i shënjestruar nga tifozët e skuadrës norvegjeze, të cilët e goditën futbollistin me top bore, por ajo që ra në sy ishte reagimi epik i anglezit.
Abrahami papritmas ndaloi së ecuri, duke ia ngulur sytë tifozit në tribunë dhe duke bërë disa gjeste për të treguar pakënaqësinë e tij.
Videoja e këtij momenti është bërë virale në internet, duke marrë shumë “like”.
Bodø/Glimt fans throwing snowballs at Tammy Abraham dkm pic.twitter.com/D9XcQpWiv8
— َ (@LUlSDIAZ) April 7, 2022
Kujtojmë se kjo ishte fitorja e tretë e Bodo/Glimt ndaj verdhekuqve të Jose Mourinhos, pasi i kanë mposhtur italianët edhe dy herë të tjera në fazën e grupeve, por ajo që mbahet mend është “turpërimi” që morën djemtë e Mourinhos me shifrat 6-1. /f.a/abcnews.al